Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Sarajevë, raporton portali boshnjak “avaz.ba”, i cili ka publikuar edhe pamjet e eskortës, shkruan Gazeta Enigma.
Pavarësisht anulimit të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kurti do të realizojë disa takime në Sarajevë.
Ai pritet të takojë përfaqësues të institucioneve dhe figurat politike, si dhe do të marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”.
Kryeministri Kurti po viziton Bosnjën dhe Hercegovinën me ftesë të Adil Kulenoviqit, kryetar i organizatës joqeveritare “Krug 99”.