Kurti: BE-ja e ka bërë të qartë se Kosova nuk do të rëndohet me kurrfarë shtrese tjetër të autoritetit

Kurti: BE-ja e ka bërë të qartë se Kosova nuk do të rëndohet me kurrfarë shtrese tjetër të autoritetit

Kryeministri Albin Kurti duke raportuar për marrëveshjen e Ohrit në seancën e Kuvendit të enjten, ka deklaruar se Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë se Kosova nuk do të rëndohet me kurrfarë shtrese tjetër të autoritetit.

Para deputetëve, ai ka thënë se niveli i vetëmenaxhimit për komunitetin serb “nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”.


Sipas tij, Kosova ka bërë maksimumin për të përmirësuar situatën dhe “ia dolëm që të sigurojmë më shumë hapësirë për ecjen përpara”.

“U bë plotësisht e qartë nga ndërmjetësuesi i BE-së dhe partnerët tanë amerikanë se Kosova nuk do të rëndohet me kurrfarë shtrese tjetër të autoritetet ndërmjet komunave dhe Qeverisë së Kosovës si dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk do të largohet nga kufizimet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese dhe kjo është bërë gjatë procesit të dialogut edhe në deklarimet publike. Pra, ka dalë qëndrimi i drejt i kritikës tonë ndaj çfarëdo synimi të Serbisë që fatkeqësisht në Kosovë në të kaluarën janë pranuar”, ka deklaruar kreu i ekzekutivit.

Mes tjerash, Kurti ka thënë se Kosova është e hapur për të kërkuar frymëzim nga shembujt evropianë dhe udhëzime nga standardet e praktikave evropiane për të drejtat e pakicave, por të cilat nuk janë të bazuara në territorialitet.

“Ne e kundërshtojmë me vendosmëri dhe forcë etnonacionalizmin territorial. Nuk e duron Republika demokratike”, ka përfunduar ai.

Related Articles