Kurti bën nderime të memoriali ‘’Heroinat’’, thotë se janë mbi 20 mijë të përdhunuar nga lufta në Kosovë

Kurti bën nderime të memoriali ‘’Heroinat’’, thotë se janë mbi 20 mijë të përdhunuar nga lufta në Kosovë

Në shënim të Ditës Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri nderime te memoriali “Heroinat”, në Prishtinë.

Kryeministri Kurti citohet të ketë thënë se viktimat dhe të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, gra e vajza, por edhe djem e burra, kanë paguar një çmim të lartë fizik, psikik, emocional për shtetin e për lirinë tonë.

Së bashku me Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shyrete Tahiri Sulimani, Kryeministri bëri thirrje për më shumë mbështetje shoqërore e angazhim për drejtësi.

“Vasfija e Shyretja janë shembuj për mbarë shoqërinë edhe kombin tonë, të thyerjes së heshtjes për një krim monstruoz, i cili ishte armë e luftës, në kuadër të projektit gjenocidal të Serbisë kundër popullit shqiptar të Kosovës’’ – tha Kurti.

‘’Janë mbi 20 mijë gra e vajza, burra e djem, të cilët janë përdhunuar gjatë luftës dhe është pjesë e gjenocidit që kemi përjetuar nga Serbia’’ u shpreh ai, teksa shprehu përulje e mirënjohje për qendresën, ndaj Marte Tunaj dhe të gjitha viktimave të dhunës seksuale që nuk rrojnë më.

Related Articles