Kryeministri Albin Kurti, nga mbledhja e sotme të Qeverisë u deklarua rreth problemeve që disa zona të Kosovës kanë me energji elektrike, raporton Gazera Enigma.
Ai thotë se shqetësimet janë përcjellë tek autoritetet. Po ashtu ai theksoi se inaugurimi i nënstacionit të ri në Fushë Kosovë para një jave, dhe sanimi i dëmit nga zjarri para disa muajve në nënstacionin Prishtina 3, kanë pasur ndikim shumë pozitiv në furnizimin e këtyre zonave, ndërsa shton se rezultate të tilla pret dhe në Ferizaj, atje ku gjendja me mungesë të energjisë elektrike është më e rëndë.
“Shqetësimet për energji elektrike i kemi përcjellur tek KOSTT-i dhe KEDS-i, dhe kemi kërkuar nga ta angazhim maksimal në disa drejtime, përkushtim intensiv në terren për zgjidhjen e problemeve teknike të rrjetit, si të prishjeve, edhe të menaxhimit të mbingarkesave. Komunikim të qartë dhe të shpeshtë me qytetarët, dhe finalizim me urgjencë të punimeve në nënstacionin e ri të Ferizajt, i cili do të zgjidh problemin e Ferizajt dhe do të ketë ndikim në komunat e tjera. Inaugurimi i nënstacionit të ri në Fushë Kosovë para një jave, dhe sanimi i dëmit nga zjarri para disa muajve në nënstacionin Prishtina 3, kanë pasur ndikim shumë pozitiv në furnizimin e këtyre zonave. Rezultate të ngjashme presim edhe në Ferizaj”, tha Kurti. Shefi i ekzekutivit u bëri thirrje qytetarëve që të kenë konsum racional të energjisë.
“Siç do dimër paraprak, qytetarët i lusim që të racionalizojnë konsumin e energjisë elektrike, veçanërisht gjatë orëve 18:00 deri në mesnatë, në të mirë të sigurimit për vete dhe për gjithë vendin tonë”, tha Kurti. / Gazeta Enigma.