Kryeministri në detyrë Albin Kurti u deklarua sot edhe për formimin e qeverisë së re, shkruan Gazeta Enigmas.
Ai ka thënë se qysh këtë javë do t’i nisë bisedimet për formimin e qeverisë Kurti 3.
“Dita e fundit kur do të mund të mbahet seanca ku unë mund ta prezantoj kabinetin qeveritar është 26 tetori, këto ditë jemi të përqendruar në analizën e zgjedhjeve lokale, por shumë shpejt, qysh këtë javë do të fillojmë edhe bisedat për qeverinë qendrore, sepse Kosovës i duhet edhe një mandat i qeverisë sonë. Neve na duhet një mandat i ri në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit…Duhet të kemi një mandat të rregullt i cili padyshim që do të fillojë posa ta nxjerrim në seancë Kuvendi përbërjen e re të qeverisë Kurti 3”, tha Kurti në konferencë për media.