Kurti bisedon me ministrin e Jashtëm turk

Kurti bisedon me ministrin e Jashtëm turk

Qeveria e Kosovës me një komunikatë për media kanë njoftuar se kryeminsitri Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin turk të Punëve të Jashtme Hakan Fidan.

Kurti e ka uruar ministrin turk për marrjen e deytrës.

Ata kanë biseduar për tema të ndryshme, duke përfshirë mbrojtjen dhe sigurinë.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan. Ai e uroi z. Fidan për rezultatet e zgjedhjeve dhe detyrën e re duke i ofruar bashkëpunim të plotë dhe të ngushtë në avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë.

U bisedua për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me ç‘rast, kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Fidan për mbështetjen e Turqisë ndaj Kosovës në kuadër të NATO-s si dhe mbështetjen ndaj Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Kujtojmë se së fundmi arsenalit të ushtrisë sonë i janë shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët janë blerë pikërisht nga Turqia.

Duke vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Turqisë, në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale me interes të përbashkët.

Kryeministri i uroi suksese në detyrën e re z. Fidan dhe e ftoi për vizitë zyrtare në Kosovë.

Turqia është vend mik e partner i Republikës së Kosovës e cila është ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe që vazhdimisht mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Related Articles