Kurti dhe Nagavci vizitojnë dy ndërmarrje që mbështesin zbatimin e mësimit dual

Kurti dhe Nagavci vizitojnë dy ndërmarrje që mbështesin zbatimin e mësimit dual

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë vizituar dy ndërmarrje të cilat mbështesin zbatimin e mësimit dual.

Këto ndërmarrje i kanë mirëpritur ata dhe ua kanë treguar procedurat e zhvillimi të tyre, njofton Klankosova.tv.

Kurti është shprehur se kjo vizitë ka për qëllim ta lidh shkollën dhe punën, aftësimin profesional dhe vendin e punës.

“Ju jeni shembulli konkret i kësaj lidhjeje dhe iu dëshiroj sa më shumë sukses”, ka thënë Kurti.

Ndërsa Nagavci tha se Ministria e Arsimit është duke punuar me nxënësit që të aftësohen për tregun e punës.

Related Articles