Kurti dhe Parmelin diskutojnë rritjen e investimeve zvicerane në Kosovë

Kurti dhe Parmelin diskutojnë rritjen e investimeve zvicerane në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me Këshilltarin Federal të Zvicrës, Guy Parmelin, për të diskutuar mbi marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetje të vazhdueshme nga Zvicra dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit, duke nënvizuar rolin e diasporës kosovare si një urë lidhëse mes dy vendeve, shkruan Gazeta Enigma.

Në këtë takim, Kryeministri Kurti theksoi se investimet e huaja direkte nga Zvicra në Kosovë janë rritur me rreth 170% gjatë katër viteve të fundit.

Ai gjithashtu shpjegoi se eksportet nga Kosova në Zvicër janë dyfishuar, duke përfshirë produkte të ndryshme si metale, ushqime, dhe materiale elektrike. Zvicra tani është destinacioni i pestë më i madh për eksportet kosovare.

Pjesë e diskutimeve ishte edhe arritja e Marrëveshjes për Tregti të Lirë me vendet anëtare të EFTA-s, ku Kosova është e vetmja vend në rajon që ka negociuar për tregti shërbimesh. Kjo tregon angazhimin e Kosovës për të forcuar marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me Zvicrën dhe vendet e tjera të EFTA-s./GazetaEnigma/

Related Articles