Kurti dhe Vuçiq sot takohen në Bruksel

Kurti dhe Vuçiq sot takohen në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq sot (e enjte) do të kenë takime bilaterale me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas agjendës së bërë publike nga BE-ja, takimet do të nisin nga ora 9:00.

Pas takimeve bilaterale do të ketë edhe takim trilateral, ku pas kësaj pritet të ketë një deklaratë për media nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i cili do të shpalosë detaje nga takimi.

Kjo është hera e parë që Kurti e Vuçiqi takohen që prej 2 majit dhe i pari prej përshkallëzimit të situatës në veri të vendit.

Related Articles