Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar 11 vjetorin e vendimit të GJND-së për pavarësinë e Kosovës.
Kurti ka shkruar se pas vendimit të GJND-së, OKB ka miratuar rezolutën që thërret për dialog mes Kosovës dhe Serbisë i cili në Bruksel zhvillohet për statusin e marrëdhënieve të dy shteteve.
“Sot mbushen 11 vjet kur GJND-ja vulosi legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës. Pas më pak se dy muaj, OKB miratoi një rezolutë që thërret për një dialog për paqe dhe progres mes Kosovës dhe Serbisë. Dialogu në Bruksel është për statusin e marrëdhënieve mes dy shteteve”, ka shkruar Kurti.
Today marks 11 yrs since @CIJ_ICJ sealed the legality of Kosova’s independence. Less than 2 months later, the #UN adopted a resolution calling for a dialogue for peace & progress btw Kosova & Serbia.
Dialogue in Brussels is about the status of relations between two countries.— Albin Kurti (@albinkurti) July 22, 2021
“Deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.” Ishte kjo përgjigja e Gjykatës Ndërkomëtare të Drejtësisë në Hagë, ndaj kërkesës së Serbisë, që organi më i lartë juridik i Organizatës së Kombëve të Bashkuara të përgjigjet në pyetjen:
“A ishte Deklarata e njëanshme për pavarësi e shpallur prej organeve të përkohshme të vetëqeverisjes, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?”.
Në emër të 15 gjykatësve të GJND-së, kryetari i saj Hisashi Owada bëri të ditur se gjykatësit kanë marrë parasyshë të gjithë elementet e rëndësishme për këtë proces dhe kanë konstatuar se ky institucion e ka të drejtën që të japë mendimin juridik për çështjen e shtruar.
Në shpjegimin që zgjati rreth një orë e gjysëm, japonezi Oëada fillimisht përshkroi rrethanat që kanë sjellë deri tek shpallja e pavarësisë dhe rikujtoi dokumentet që janë nxjerrë lidhur me Kosovën.