Kurti: Duhet zbatim i marrëveshjeve me Serbinë, por kjo s’po ndodh si shkak i Beogradit

Kurti: Duhet zbatim i marrëveshjeve me Serbinë, por kjo s’po ndodh si shkak i Beogradit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se ajo se çka nevojitet tani është implementimi i marrëveshjeve me Serbinë.



Sipas Kurtit, ajo se çka nuk po ndodh tani është pikërisht implementimi, e që fajtor për këtë e la Beogradin.

“Ne kemi nevojë për marrëdhënie të mira, por s’mund të kthehemi në vitin 2008 as në vitin 1999 por duhet të shohim përpara, e që rruga përpara është Bashkimi Evropian e NATO”, tha Kurti për Framnce24, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai foli edhe për ndikimin rus në Serbi dhe rrugën e saj drejt BE-së, ku tha se vite më parë, vullneti i popullit serb për tu bërë anëtarë të BE-së ishte shumë më e madhe se tani, teksa shtoi se edhe Rusia edhe Serbia e urrejnë Kosovën si storje suksesi.

“Të dyja e urrëjnë Kosovën si storje suksesi dhe progresin ekonomik të Kosovës. Jemi një storje suksesi por Beogradi e Moska s’e pëlqejnë këtë”, tha Kurti.

Related Articles