Messi e konfirmon: Nuk po kthehem te Barcelona, kam vendosur për Inter Miamin

Messi e konfirmon: Nuk po kthehem te Barcelona, kam vendosur për Inter Miamin

Lionel Messi tregoi zyrtarisht ekipin e tij të ri në një intervistë për dy mediat katalanase, SPORT dhe Mundo Deportivo në shtëpinë e tij në Paris.

Sulmuesi argjentinas shpjegon se pse ka marrë vendimin për të shkuar te Inter Miami pas largimit nga Paris Saint-Germain.

“Kam vendosur që do të shkoj në Miami. Ende nuk është 100% e mbyllur, diçka mungon, por mirë, vendosëm të vazhdojmë rrugën atje”.

“Po, largimi nga Evropa. E vërteta është se kam pasur oferta nga një skuadër tjetër evropiane, por as që e kam vlerësuar sepse në Evropë ideja ime e vetme ishte të shkoja te Barcelona”.

Related Articles