Kurti e Bajqinovci i shkojnë me ‘stupc’ në spital aktorit Osmani Azemi

Kurti e Bajqinovci i shkojnë me ‘stupc’ në spital aktorit Osmani Azemi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me anëtarin e LVV-së, Mefail Bajqinovci, kanë vizituar në spital aktorin e grupit “Stupcat”, Osman Azemin.

Kurti ndau fotografi nga vizita, ku në duar mbante buqetë lule dhe një shkop bejsbolli.

“Buqetë me lule për shëndet të mirë, e ‘stupci’ për të larguar të ligat. Të paçim gjatë, Osman Azemi!”, shkroi Kurti në një postim.

Humoristi i njohur Osman Azemi, i cili ndodhet në spital që prej një aksidenti të rëndë automobilistik që pësoi kohë më parë.

Related Articles