Analisti politik, Vehbi Kajtazi, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka luajtur për mrekulli lojën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Ka vallëzuar me muzikën që e ka luajtur Vuçiqi”, tha Kajtazi në Rubikon në Klan Kosova.
“Nuk jam i sigurt që e do krejt Kosovën, ai e do veriun, ai e do autonominë në kuadër të Kosovës. Nuk jam i sigurtë që e do Komoranin e as Malishevën, as që e do Rahovecin sepse janë ngarkesë për ta. Ai e do atë çka ka arritur. Dhe, çka ka arritur? Ka arritur marrëveshjen më të mirë të mundshme që ia ka ofruar ndokush deri më tani, është Albin Kurti”, tha Kajtazi duke folur rreth kërkesave që ka Vuçiqi në raport me Kosovën.