Pas takimit 12 orësh tripalësh në Ohër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është deklaruar për media, ku foli edhe për Asociacionin, raporton Gazeta Enigma.
Kurti pa e përmendur fjalën Asociacion, tha se do të jetë një vetëmenaxhim i komunitetit serb në Kosovë dhe për këtë thotë se do të udhëhiqen nga standarde më të larta.
“Nuk është vetëqeverisje aty, është vetëmenaxhim. Unë jam kryeministër i të gjithë qyetetarëve të Kosovës, pa dallim etnie. Unë angazhohem për të gjithë. Në këtë aspekt, eguzston një paragraf që flet për një nivel adekuat të vetmenaxhimit të komunitet joshumicë serbë në Kosovë, dhe natyrisht që ne do të udhëhiqemi prej standardeve më të larta në mënyrë që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cenim apo diskriminim. Duke mos harruar që propozimi i Ahtisarit u ka krijuar hapësirë dhe mundësi tejet të mëdha, që t’i gëzojnë të drejtat dhe t’i plotësojnë nevojat e tyre”.
Tutje, kryeministri Kurti tha se paraardhësit e tij e kanë nënshkruar Asociacionin dhe neni i 10 thotë se të gjitha duhet të zbatohen.