Kurti e Vuçiq në Bruksel, Kamberi: Vështirë të ketë hapa të mëdhenj në dialog pa presion ndërkombëtar ndaj Serbisë

Kurti e Vuçiq në Bruksel, Kamberi: Vështirë të ketë hapa të mëdhenj në dialog pa presion ndërkombëtar ndaj Serbisë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se hapat e mëdhenj në raportet Kosovë-Serbi do të jenë të vështirë, megjithatë çdo gjë do të mund të ndryshonte po të ketë presion ndërkombëtar ndaj Beogradit zyrtar.

Kamberi ka thënë se shqiptarët në Luginë të Preshevës e mirëpresin një marrëveshje me Serbinë, pasi kjo do të mund të ndikonte edhe në normalizimin e sjelljeve të Serbisë ndaj shqiptarëve të Preshevës.

“Unë e mbështes dialogun. Çdo luftë përfundon në tavolinën e bisedimeve, nëpërmjet tij gjendet zgjidhja mes dy shteteve që do t’i relaksonte raportet. Shpresoj se do të ndikonte edhe në normalizimin e sjelljeve të Serbisë për shqiptarët e Preshevës, andaj është jetike edhe për ne. Po shohim një Serbi të radikalizuar me qëndrimet kundrejt Kosovës dhe shqiptarëve, me një fushatë në rritje të glorifikimit të kriminelëve. Një Serbi e cila po i ashpërson marrëdhëniet me fqinjët. Suksese i këtyre bisedimeve do të varet kryekëput nga presioni i bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë”, ka thënë ai në një intervistë për “DË”.

Related Articles