Kurti e Vuçiq pritet të takohen muajin e ardhshëm në Bruksel

Kurti e Vuçiq pritet të takohen muajin e ardhshëm në Bruksel

Korrospodentja nga Brukseli, Xheraqina Tuhina, ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të takohen në muajin e ardhshëm në Bruksel.

Tuhina ka theksuar se takimi mes Kurtit dhe Vuçiq do të bëhet në kuadër të rifillimit të dialogut.

“Presidenti Vuçiq dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojnë ndaras Brukselin javën e ardhshme për të folur me zyrtarët më të lartë të BE-së. Ata do të kthehen në kryeqytetin evropian shumë shpejt, përderisa takimi i parë mes tyre në kontekstin e dialogut do të organizohet në maj”, ka shkruar ajo.

Related Articles