Kurti: Edhe pse kryeministër, vazhdoj të mendoj si aktivist politik

Kurti: Edhe pse kryeministër, vazhdoj të mendoj si aktivist politik

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në edicionin e dhjetë të Javës së Gruas, me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtëritje të Demokracisë” të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik, raporton Gazeta Enigma.

Kurti ka thënë se edhe pse që dy vjet është në krye të ekzekutivit, ai vazhdon të mendojë si aktivist politik dhe shoqëror, njofton Klan Kosova.

“Unë jam kryeministër vetëm këto dy vitet e fundit, tërë jetën kam qenë aktivist politik dhe shoqëror. E në masë të konsiderueshme vazhdoj të jem edhe sot e kësaj dite, me mënyrën se si mendoj, me veprimet që i bëj dhe me politikat që i zhvillojmë dhe ekzekutojmë”.

Tutje, ai ka shtuar se është një aktivist politik që është shndërruar në kryeministër të Kosovës.

“Duhet ta ndihmojmë shoqërinë që ta lartësojë ajo veten dhe lartësimi matet me atë se sa lartë ngriten ata që janë poshtë”.

“Kjo kërkon organizim shoqëror. Nuk mjafton vetëm mekanizmi institucional, por mekanizimi. Rreziku më i madh për qytetarin është degradimi në konsumator dhe spektator”.

Related Articles