Kurti falenderon të gjithë që punuan në sanimin e dëmit në Ibër Lepenc

Kurti falenderon të gjithë që punuan në sanimin e dëmit në Ibër Lepenc

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka falenderuar të gjithë kontribuesit që punuan në sanimin e dëmit në kanalin kryesor të Ibër Lepencit,raporton Gazeta “Enigma”.

Kurti përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka deklaruar se punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve tona po bëjnë punë të jashtëzakonshme.

“Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve tona të shtetit po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe vetëmohuese në sanimin e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi i mbrëmshëm” ka shkruar Kurti.

“I falënderoj punëtorët e Ibër Lepencit, KEK-ut, Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, KRU Prishtinës dhe Policisë së Kosovës, për zellin dhe profesionalizmin që po shfaqin orë pas ore”, e ka përfunduar postimin e tij shefi i ekzekutivit kosovar. /Gazeta Enigma/

Related Articles