Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se ka biseduar me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias të Forumit Ekonomik të Delfit.
Kurti tha se me Dendias ka folur për nevojën që Greqia ta njoh pavarësinë e Kosovës.
Përmes një cicërime në Twitter kur tha se me Dendias kanë biseduar edhe për implikimet e sigurisë në Ballkan pas agresionit rus në Ukrainë.
“Greqia i ka njohur dokumentet e Kosovës shumë kohë më parë dhe ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe mes vendeve dhe njerëzve tanë. Në #DelphiForum fola me ministrin e jashtëm grek @NikosDendias mbi implikimet e sigurisë në Ballkan pas agresionit rus në Ukrainë dhe nevojën që Greqia ta njoh pavarësinë e Kosovës”, thuhet në cicërimën e tij.
Greece recognized Kosova's documents a long time ago & we have great bilateral relations between our countries & people. At #DelphiForum I spoke w/ FM @NikosDendias on security implications in the Balkans after ????????aggression in ???????? & the need for ???????? to recognize ????????'s independence. pic.twitter.com/jMSolUDwuA— Albin Kurti (@albinkurti) April 9, 2022
Përmes një komunikate për media, ZKM ka njoftuar se ministri Dendias e përgëzoi kryeministrin Kurti për të arriturat dhe shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e qeverisë greke për të shtuar bashkëpunimin ekonomik dhe në fusha të tjera.
“Ai tha se Greqia vazhdimisht avokon për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe shtoi se shteti grek do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane dhe euro-atlantike”.