Kurti flet pas takimit me Bakoyannis: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian është proces historik

Kurti flet pas takimit me Bakoyannis: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian është proces historik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe raportuesja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis, janë takuar sot në Prishtinë.

Mediat nuk janë lejuar të marrin pamje nga ky takim, por nga një video e ndarë nga kryeministri Kurti në llogarinë e tij në Facebook, bëri të ditur se në këtë takim u bisedua rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian.

“Është nder dhe kënaqësi e madhe që t’ju mirëpres. Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian është proces historik për vendin tonë. Ne besojmë që jemi në rrugën e duhur dhe po përpiqemi me aq sa dimë dhe mundemi që të bëjmë më të mirën në raport me vlerat themelore, demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, në mënyrë që gjithçka të shkojë mirë në të gjitha fazat e anëtarësimit”, ka thënë Kurti.

I’u kujtojmë se gjatë ditës, Bakoyannis u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani, dhe e zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Related Articles