Kurti gazetarëve pas takimit me Abdixhikun: Kur të kemi rezultate, ju do të keni lajme

Kurti gazetarëve pas takimit me Abdixhikun: Kur të kemi rezultate, ju do të keni lajme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në orët e vona të së shtunës.

Takimi i paparalajmëruar u zhvilluar në hapësirat e Kuvendit.

Pas takimit, Kurti foli shkurtimisht për mediat që po e prisnin jashtë.

“Kur të kemi rezultate nga ana jonë, do të kemi lajme për juve”, tha shkurtimisht kryeministri në detyrë.

I pyetur nëse kishte ndonjë emër të propozuar, Kurti nuk u përgjigj.

LVV dhe LDK janë duke zhvilluar takime të vazhdueshme në përpjekje për të gjetur një emër konsensual për president të vendit.

Deri më tani, nuk publik janë përmendur disa emra, por që shumica nga ta vetë i kanë mohuar pretendimet.

Related Articles