Kurti, Gërvalla e Rexhepi udhëtojnë për në Bosnje dhe Hercegovinë për përvjetorin e Srebrenicës

Kurti, Gërvalla e Rexhepi udhëtojnë për në Bosnje dhe Hercegovinë për përvjetorin e Srebrenicës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bosnje dhe Hercegovinë për të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, që do të mbahet sot në Qendrën Memoriale të Srebrenicës në Potoçarin, raporton Gazeta Enigma.

Kështu kanë njoftuar nga Qeveria.

Komunikata:

Kryeministri Kurti udhëton për në Bosnje dhe Hercegovinë, merr pjesë në ceremoninë e shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës

Prishtinë, 11 korrik 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bosnje dhe Hercegovinë për të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, që do të mbahet sot në Qendrën Memoriale të Srebrenicës në Potoçarin.

Kryeministri Kurti do të udhëheqë delegacionin e Republikës së Kosovës të përbërë nga zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeministrja e tretë në detyrë, Emilija Rexhepi, e cila vjen nga radhët e komunitetit boshnjak në Kosovë.

Vitin e kaluar, Qeveria e Republikës së Kosovës datën 11 korrik e ka shpallur ditë përkujtimore për gjenocidin e Srebrenicës.

Related Articles