Kurti godet sërish Qeveritë e kaluara: Në gjysmë të mandatit po kryejmë punë që tjerët si kanë kry për 20 vite

Kurti godet sërish Qeveritë e kaluara: Në gjysmë të mandatit po kryejmë punë që tjerët si kanë kry për 20 vite

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka goditur Qeveritë e kaluara, duke thënë se në gjysmë të mandatit po kryhen punë që të tjerët nuk kanë arritur t’i zgjidhnin për 20 vite.

Në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Kurti përmendi miratimin në Qeveri, të plotësim-ndryshimit të Ligjit për Skemat Pensionale.

“Duke ndryshuar Ligjin i cili do të mundësojë fitimin e së drejtës që të përfitojnë nga kontributet e tyre edhe ata që për shkak të largimit të dhunshëm nga puna nuk arritën që të përmbushin kushtin prej 15 vitesh kontribut. Kjo arritje i shtohet listës së çështjeve dhe problemeve që të tjerët nuk arritën që t’i zgjidhin për 20 vite e po i rregullojmë që në mandatin e parë, madje në gjysmën të mandatit. Kemi ende shumë punë para vetes por me durim e përkushtim do të arrijmë të përmbushim çdo gjë që e kemi premtuar deri në fund. Pavarësisht pengesave e gurëve që çdo ditë na i hedhin në rrugë, ne nuk ndalemi, i mbajmë dhe i përmbushim zotimet e dhëna ndaj qytetarëve tanë”, tha Kurti.

Related Articles