Kurti homazhe te varri i Ibrahim Rugovës: Kontribuues i madh i unitetit të popullit

Kurti homazhe te varri i Ibrahim Rugovës: Kontribuues i madh i unitetit të popullit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla dhe ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, bëri homazhe e varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Kurti me rastin e Ditës së Çlirimit theksoi se Rugova është kontribues i madh për unitetin e popullit.

“Duke vënë lule të freskëta te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, një kontribuues i madh për unitetin e popullit dhe për ndërkombëtarizimin e Kosovës dhe çështjes kombëtare në përgjithësi gjatë gjithë viteve të 90-ta dhe më pas presidentit të parë të Kosovës pas do të vazhdojmë edhe te varri i simbolit të rezistencës, Mandeles së Shqiptarisë dhe Europës, Adem Demaçi, për të vijuar me kompleksin Adem Jashari”, tha Kurti, duke shtuar se me këto vizita shënon “kësisoj edhe gëzimin tonë për çlirim, por edhe kujtesën tonë për ata që punuan dhe sakrifikuan për shtetin që e ndërtojmë dhe e zhvillojmë sot”, tha Kurti.

Kurti pritet të bë homazhe edhe tek varri i Adem Demaçit.

Related Articles