Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media u ka kërkuar qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet nëpër territorin e Serbisë.
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet drejt territorit të Serbisë pasi ka indikacione për rrezikim nga provokime dhe ndalime arbitrare nga autoritetet serbe të qytetarëve tanë”, tha ai.
Ai këto komente i bëri pasi u shpreh i shqetësuar me deklarimet e presidentit serb, Vuçiq kundrejt autoriteteve kosovare.
Kurti kërkoi nga BE, NATO’s dhe bashkësisë ndërkombëtare “të reagojnë qartë dhe me vendosmëri ndaj kërcënimeve të Vuçiqit”.