Kurti i gatshëm për takim me Vuçiqin, kurdo që ftohet

Kurti i gatshëm për takim me Vuçiqin, kurdo që ftohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i gatshëm për takimin e radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Deri tani ende nuk është vendosur ndonjë datë se kur ta mbahet takimi i radhës mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Enigma.

Megjithatë, Albin Kurti në një konferencë për media ka bërë të ditur se është i përkushtuar për një dialog të balancuar dhe një marrëveshje të ligjshme.

“Ne jemi të përkushtuar për dialog të balancuar, parimor drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, e cila e ka në qendër njohjen reciproke dhe qasja jonë është përherë konstruktive. Varet nga lehtësuesi apo ndërmjetësuesi, Brukseli se kur do të jetë takimi i radhës. Por edhe gatishmëria jonë edhe interesimi ynë nuk do të mungojnë asnjëherë”, ka thënë ai./GazetaEnigma/

Related Articles