Ekipi i Kosovës ka përfunduar aventurën e tij në “Paris 2024”, si rrjedhojë ka pak ditë që janë kthyer në Kosovë sërish.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka organizuar një pritje për ekipin olimpik të Kosovës, ekip ky që ka përfaqësuar vendin në këto gara.
Pjesë e këtij organizimi ishte edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Kurti ka deklaruar se dikur dukeshin të pamundura fitoret e Kosovës përballë fuqive të mëdha në sport, por sot kjo është realitet, derisa ka shperhur krenari dhe gëzim për arritjet e ekipit kosovar.
“Ekipi ynë i xhudos arriti ta mbajë traditën tonë si shtet për të fituar medalje olmpike në secilen olimpiadë që kemi marrë pjesë deri tash. Në emër të të gjithë qytetarëve, kam nderin t’iu përgëzoj dhe t’iu uroj mirëseardhje në shtëpinë tuaj. Ky vend të cilin e bëtë krenar, do ta mbajë gjithmonë rrugën tuaj të hapur për të shkuar drejt sukseseve. Dikur dukej imagjinare që Kosova të triumfojë përballë fuqive të mëdha, por tani ky është realitet. I gjithë ekipi olimpik vazhdoni të punoni, sepse ëndrrat e mira asnjëhere nuk kanë fund”, ka thënë Kurti. /Gazeta Enigma