Kurti i përgjigjet Lajçakut për Asociacionin: Merruni me presidentin e Serbisë, në vend se të na bëni presion

Kurti i përgjigjet Lajçakut për Asociacionin: Merruni me presidentin e Serbisë, në vend se të na bëni presion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim të gjatë, ku ka përmendur zhvillimet politike në vend, ndër të tjera, i është kundërpërgjigjur emisarit të Bashkimit Evropian, Mirsolav Lajçak, i cili u deklarua dje për draftin e Asociacionit.

Kurti tha se Lajçaku dhe Brukseli duhet të merren shumë më tepër me presidentin e Serbisë, në vend të, siç tha ai, “na bëjnë presion publik me opsione që e shndërrojnë Kosovën demokratike e pro-evropiane në temë problematike.”

Kryeministri e ka ‘goditur’ emisarin evropian, duke i thënë se nëse drafti i Asociacionit është çështje e brendshme, atëherë një të tillë mund ta shkruajë edhe me ministrat e tij.

“Draft statutin e Asociacionit mua më thuhej se duhet ta pranojë edhe Serbia (andaj qysh në takimin e Ohrit kam ofruar që ta shkruaj atë mbi tri parime, ofertë kjo që u refuzua nga Vuçiq). Sipas deklarimit të fundit të emisarit evropian Mirosllav Lajçak, meqë draft statuti na qenka veçse çështje e brendshme e Kosovës, në vitin e ardhshëm, unë mund ta shkruaj një draft modern evropian në konsultim me ministrat e mi Nenad Rashiq (Komunitete dhe Kthim) dhe Elbert Krasniqi (Administrimi i Pushtetit Lokal).

Marrëveshja Bazike (me Aneksin e Zbatimit) për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mund të nënshkruhej në Samitin e Këshillit Evropian që mbahet në datat 21 e 22 mars 2024.

Besoj që Brukseli dhe emisari evropian Lajçak do të merren shumë më tepër me Presidentin e Serbisë Vuçiq që i vodhi zgjedhjet në Serbi me ndihmën e Dodikut, Mandiqit e Radoiçiqit (sidomos në Beograd) dhe që u tërhoq nga Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit 2023 (përmes letrës së Kryeministres Ana Bërnabiq), në vend se të na bëjnë presion publik me opsione që e shndërrojnë Kosovën demokratike e pro-evropiane në temë problematike.” – ka shkruar Kurti.

Related Articles