Kurti thërret mbledhje të Qeverisë, s’dihet arsyeja

Kurti thërret mbledhje të Qeverisë, s’dihet arsyeja

Qeveria e Kosovës këtë të mërkurë pritet të mbajë mbledhjen e radhës, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Sipas njoftimit për media nga kryeministria, mbledhja e Qeverisë pritet të mbahet sot në orën 14:00.

Kjo mbledhje vjen pas zhvillimeve që kanë ndodhur kohëve të fundit në vend.

ZRRE-së i janë dërguar rekomandime të ndryshme nga partitë politike për shtrenjtimin e rrymës. Së shpejti pritet të merret një vendim.

Po ashtu, vlen të theksohet se të premten do të diskutohet për masat e reja. Avokati i Popullit dje i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës të rishqyrtojë masat, përkatësisht orarin e lëvizjes së qarkullimit./Gazeta Enigma/

Related Articles