Kurti: Këtë vit kemi më shumë arsye për të shënuar Ditën e Evropës

Kurti: Këtë vit kemi më shumë arsye për të shënuar Ditën e Evropës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se këtë vit kosovarët kanë më shumë arsye për të shënuar Ditën e Evropës.

Ai ka përmendur faktin se muajin e kaluar u nënshkrua vendimi për liberalizimin e vizave, ndërkaq në fund të prillit Kosova ka kaluar me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, njofton Klan Kosova.

“Në dhjetorin e vitit që e lamë pas dorëzuam aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Muajin e kaluar u nënshkrua vendimi për liberalizimin e vizave, ndërkaq në fund të prillit kaluam me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës”.

“Më afër dhe rrugës për në Bashkimin Evropian, këtë vit kemi edhe më shumë arsye për të shënuar Ditën e Evropës”.

Related Articles