Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova i ka bërë kërkesë misionit të KFOR-it për ta ndaluar hapësirën ajrore për Rusinë, por të njëjtit kanë konsideruar se një gjë e tillë nuk duhet të bëhet.
Kurti ka thënë se arsyeja mund të jetë Rezoluta 1244.
“I kemi bërë kërkesë KFOR-it sepse hapësirën ajrore e kontrollon KFOR-in, ata kanë qenë në kontakt me Brukselin dhe deri më tani nuk kanë konsideruar se duhet të bëhet një gjë e tillë, me gjasë për shkak të Rezolutës 1244, mirëpo kërkesa nga ana jonë është bërë”, ka thënë ai në KTV.
Kurti është deklaruar edhe për Zyrën e Rusisë në Kosovë, për të cilën ka thënë se ndodhet në vëzhgimin e plotë të organeve kompetente, por se nuk janë pasivë as aleatët ndërkombëtarë.