Kurti: Kinemaja “Lumbardhi”, monument i trashëgimisë kulturore dhe frymëzim për gjenaratat e ardhshme

Kurti: Kinemaja “Lumbardhi”, monument i trashëgimisë kulturore dhe frymëzim për gjenaratat e ardhshme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, morën pjesë mbrëmë në ceremoninë e organizuar nga Fondacioni “Lumbardhi” në Prizren, kushtuar Kino Lumbardhit, titulluar “Edhe një herë deri herën tjetër”.

Me rastin e mbylljes së përkohshme të kinemasë për renovim, Kurti theksoi rëndësinë e Kinemasë Lumbardhi, si një monument të trashëgimisë kulturore dhe si një hapësirë që ka kontribuar në organizimin e festivalit “DokuFest” dhe ngjarjeve kulturore të tjera.

Ai e krahasoi kinemanë me lumin që kalon përmes Prizrenit, duke theksuar lidhjen e saj të thellë me jetën dhe kulturën e qytetit.

Kurti falënderoi ata që kanë kontribuar për ta ruajtur këtë hapësirë dhe përkushtimin e Kosovës për mbështetje të vazhdueshme të artit dhe trashëgimisë kulturore.

Related Articles