Kurti: Kosova e ka Asociacionin e Komunave, mua po më del mjaft ky

Kurti: Kosova e ka Asociacionin e Komunave, mua po më del mjaft ky

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se nuk është në dijeni nëse ka ndonjë plan të ri ose ndryshim të propozimit për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbë, shkruan Gazeta Enigma.

I pari i Kosovës ka thënë ka thënë se kjo çështje është trajtuar më herët dhe nuk pret ndonjë gjë të re nga kjo.

“Kosova e ka Asociacionin e Komunave dhe besoni që mua si kryeministër mjaft po më del ky Asociacioni i Komunave të Kosovës që është ekzistues. Nuk jam në dijeni si kryeministër i Qeverisë së Kosovës për ndonjë plan për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Kjo çështje është trajtuar shumë herë dhe s’e besoj që mund t’i shtoj diçka të re”.

Ai iu referua kështu deklaratës së Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e cila në një intervistë televizive mbrëmë tha se Kosova mund të vijë me propozim për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Megjithatë duket se Kurti nuk ka ndryshuar qëndrim dhe vazhdon të refuzojë krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duke thënë se Kushtetuta e Kosovës s’lejon krijimin e asociacioneve mbi baza etnike.

“Kushtetueshmëria në Kosovë nuk toleron asociacione mbi baza etnike, mund të ketë asociacione të komunave mbi baza zhvillimore, por jo mbi baza etnike. Le të mos harrojmë që po i pyete të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie, nacionaliteti dhe religjioni, askush s’e ka prioritet një asociacion të tillë, madje as serbët. Të gjithë duan vende pune, drejtësi, shkollim, shëndetësi dhe luftim të korrupsionit dhe për këtë qeveria jonë është e të gjithëve, jo vetëm e shqiptarëve dhe ne i pranojmë kërkesat e ndryshme dhe i mbrojmë të drejtat e të gjithëve”, tha ai pas mbledhjes së qeverisë.

Related Articles