Kurti: Krijimi i Asociacionit është çështje e komunave, jo e Qeverisë

Kurti: Krijimi i Asociacionit është çështje e komunave, jo e Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti tha se ka refuzuar të hartojë draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke argumentuar se kjo nuk është përgjegjësi e qeverisë dhe se tema duhet trajtuar si çështje e brendshme e Kosovës.

Në një konferencë për media, Kurti theksoi se kryeministrat nuk kanë rol në formimin e asociacioneve të komunave.

“Jam kryeministër i një Republike demokratike. Komunat bashkëpunojnë dhe asociohen nëse e shohin të nevojshme. Nëse dikush dëshiron një asociacion tjetër, kjo iniciativë duhet të vijë nga vetë komunat, jo nga qeveria,” tha ai, shkruan Gazeta Enigma.

Ai vuri në dukje se krijimi i Asociacionit nuk duhet të jetë imponim, por një akt i lirë dhe i drejtuar nga vetë komunat.

“Asociacioni nuk mund të imponohet nga qeveria; përndryshe do të shkelte lirinë e komunave. Një kryeministër nuk mund të marrë rolin e tyre, dhe asnjë shtet fqinj nuk mund të ushtrojë presion të tillë,” përfundoi Kurti./GazetaEnigma/

Related Articles