Kurti: Ky do të jetë viti i zgjedhjeve të brendshme të VV-së

Kurti: Ky do të jetë viti i zgjedhjeve të brendshme të VV-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur takim me koordinatorët e partisë së tij ku u ka thënë atyre se këtë vit nuk do të ketë as zgjedhje parlamentare e as lokale në nivel vendi.

Në vend të kësaj, ai tha se ky do të jetë viti i zgjedhjeve të brendshme të VV-së.

VV ka bërë të ditur se është mbajtur takimi i parë i koordinatorëve të rinj të partisë.

Në takim është diskutuar për zgjedhjet e reja që do të mbahen brenda subjektit, teksa aty kanë marrë pjesë Albin Kurti, Sekretarja Organizative, Vlora Haxhimehmedit dhe Koordinatori për Qendra, Valon Hoti.

Kurti deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje nacionale dhe as lokale këtë vit.

“Viti 2022 nuk do të jetë vit i zgjedhjeve parlamentare e lokale, por vit i zgjedhjeve brenda Lëvizjes sonë, tha Kurti”, tha ai./Gazeta Enigma/

Related Articles