Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook ka listuar punët e kryera, në fushën e artit, kulturës e sportit. Renovimet, ndërhyrjet e projektet që priten të zbatohen kanë qenë veprimet e përmendura për institucionet e listuara.
Ai ka thënë se investimet qeveritare për kushte më të mira infrastrukturore në shërbim të artistëve e sportistëve nuk do të ndalen.
Në fushën e sportit ka përmendur renovimin e stadiumit “Fadil Vokrri”, palestrën sportive të Pallatit të Rinisë, ndërtimin e stadiumit ndihmës në Bërnicë dhe palestrën e re multi-sportive në kryeqytet.
Ndërkaq në kulturë Kurti ka thënë se kanë renovuar amfiteatrin që akomodon Teatrin Kombëtar të Kosovës, derisa sipas tij pritet të nisë edhe rinovimi i sallës së Ateliesë dhe amfiteatrit të dytë ku vepron Teatri ODA dhe shtëpitë e pavarura teatrore të kryeqytetit, si dhe Sallën e kuqe dhe Atriumin.
Restaurimi i TKK-së, Muzeut Kombëtar të Kosovës, sallës së ushtrimeve të Ansamblit Shota, galeria e MKRS-së, ndërtesa e ASHAK, GKK-së, BKK-së janë në procedure e sipër.