Kurti: Majlinda Kelmendi mbetet sinonim i suksesit 

Kurti: Majlinda Kelmendi mbetet sinonim i suksesit 

Federata e Xhudos së Kosovës ka organizuar demonstrimin e xhudos nga kampionia olimpike e xhudos, Majlinda Kelmendi, me ç’rast po merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Në një fjalë rasti, Kurti ka thënë se Kelmendi mbetet sinonim i suksesit.

“Majlinda në rrugëtimin e saj u bë simbol i shpresës dhe i përkushtimit në Republikën e Kosovës dhe anë e mbanë botës. Sot me kokën lart, Majlinda vazhdon të mbetet sinonim i suksesit për secilin prej nesh”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se nga viti i ardhshëm, mësimi i sportit të xhudos do të futet nëpër shkolla.

Related Articles