Kurti: Masat e padrejta po e dëmtojnë shtetin më demokratik, të hiqen përfundimisht

Kurti: Masat e padrejta po e dëmtojnë shtetin më demokratik, të hiqen përfundimisht

Kryeministri Albin Kurti ka dalë para mediave pas takimit trepalësh të zhvilluar në Bruksel, ku ka thënë se s’ka pranuar një propozim që kushtëzohet zbatimi i marrëveshjes së Ohrit me Asociacionin. Ndër të tjera, ai ka folur edhe për masat e BE-së ndaj Kosovës.

Ai tha se de-eskalimi në Kosovë ka ndodhur, udhëzimi administrativ është nënshkruar, prandaj sipas tij, tashmë duhet të hiqen masat që i ka quajtur të padrejta.

“Sa i përket sanksioneve, de-eskalimi ka ndodhur në Kosovë. Ne duhet te kemi kujdes të mos ketë eskalim. Edhe konfiskimi i armatimit, edhe arrestimi i kriminelëve është në funksion të rendit dhe ligjit. Për neve sundimi i ligjit dhe deeskalimi nuk janë në kundërthënie. Andaj meqë ka ndodhur ky de-eskalim, udhëzimi është nënshkruar, rruga është e hapur që këto masa të padrejta që po e dëmtojnë shtetin më demokratik, të hiqen përfundimisht”, tha Kurti pas takimit në Bruksel

Related Articles