Kurti: Mbështetja për Ukrainën dëshmon përkushtimin tonë për të vepruar në unitet me partnerët

Kurti: Mbështetja për Ukrainën dëshmon përkushtimin tonë për të vepruar në unitet me partnerët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në organizimin e shteteve të QUINT-it për Ditën e Ukrainës.

Nga atje ai është shprehur se mbështetja e Kosovës për luftën e Ukrainës për të ruajtur lirinë dhe demokracinë e saj, sovranitetin dhe integritetin e territorit, është e gjerë dhe e thellë.

“Ne kemi miratuar 13 paketa sanksionesh kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. Dhe ne kemi mbështetur të gjitha sanksionet e ShBA-së kundër këtyre shteteve gjithashtu”.

“Mbështetja e Kosovës për Ukrainën dëshmon përkushtimin tonë për të vepruar në unitet me partnerët tanë ndërkombëtarë kundër agresionit ilegal dhe provokues të Rusisë”, ka thënë Kurti. /Gazeta Enigma

Related Articles