Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me t’u kthyer në Kosovë nga Brukseli, sot ka mbledhur Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Këtë e kanë bërë të ditur burime të Gazeta Blic, të cilat thonë se në takim është diskutuar takimi i Kurtit me presidentin serb, Vuçiq, si dhe plani franko-gjerman, i pranuar mbrëmë në Bruksel.
Kryeministri i ka njoftuar deputetët lidhur me takimin dhe pranimin e këtij propozimi.