Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, diskutuan për sigurinë në vend

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, diskutuan për sigurinë në vend

Nën kryesimin e kryeministrit Albin Kurti, Këshilli i Sigurisë së Kosovës mbajti sot takimin e radhës, të fundit për këtë vit.

Me pjesëmarrje të gjerë të të gjithë përfaqësuesve më të lartë institucionalë, në takim, krahas situatës së sigurisë në vend, u diskutua për projekte që kontribuojnë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara për ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Related Articles