Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë shpërblimin prej 500 mijë eurove për Kombëtaren e Kosovës pas suksesit të saj kundër Sllovakisë, triumf ky që dardanët i dërgoi në finalen e playoff-it të Kampionatit Botëror 2026.
Kurti theksoi se Kosova arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke ardhur deri në finale, pro paralajmëroi edhe shpërblime më të mëdha në rast të kualifikimit në botëror.
“Në Brastisllavë, në kuadër të playoff-it, për Kampionatin Botëror 2026 ku Sllovakia u njohë me futbollistët e rangut botëror nga Kosova përbëjnë një moment dhe sukses historik për vendin tonë. Në fund të nëntorit i ndamë 250 mijë euro me rastin e sigurimit të playoff-it, e po atë ditë u zotuam se do të ndajmë 500 mijë euro të tjera në rast të fitores ndaj Sllovakisë, ky zotim do të jetësohet sot, por dua që kjo të mos mbarjë këtu. Uroj fort që djemtë tanë shembullorë të cilët pata kënaqësinë t’i takojë mbrëmë ta fitojnë finalen e madhet të playoffit dhe ta shkruajnë emrin e tyre në historinë e futbollit të Kosovës si të parët të cilët e jetësojnë ëndrrën e botërorit. Kualifikimi në Kupën e Botës do ta kuptimsonte shënimin e 10 vjetorit të pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA”. tha ai.
“Një fitore nesër po ashtu do të përbënte një arsye për t’u mbledhur sërish ne këtu. Në rast kualifikimi në Kupën e Botës do të ndajmë edhe një milionë euro të tjera për përfaqësuesen tonë në futboll. Në rast kualifikimi, po zotohemi sot se në rast se shkojmë tutje dhe kualifikohemi, do të ketë shpërblime që nuk ua merr mendja për sukseset që do të pasojnë në Kampionatin Botëror i cili do të mbahet në Shtete e Bashkuara të Amerikës”, theksoi Kurti.
