Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundmi ka reaguar për Doracakët e Edukimit Seksual.
Për qëndrimin e tij, ka reaguar edhe drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu.
Lushaku është shprehur se me këtë veprim Kurti po tenton të shfajësohet, transmeton Gazeta Enigma.
”Kryeministri qenka munduar të shfajësohet për përmbajtjen e Doracakëve sonte me video. Vet ministrja është krenuar me doracakët e miratuar dhe promovuar në vitin 2023! Kjo është e vërteta ‘e saktë’ e verifikuar nga shumë burime”, tha ajo. /Gazeta Enigma