Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore të mbajtur në fshatin Studime të Vushtrrisë, me rastin e 26-vjetorit të masakrës së kryer nga forcat serbe.
Gjatë kësaj ngjarjeje, Kurti nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve në lidhje me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, i cili mbetet i bllokuar pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Pas përfundimit të Akademisë, në ambientet përreth u dëgjuan brohoritje nga fëmijë që thërrisnin emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Më pas, edhe disa të pranishëm brohoritën në mbështetje të kryeministrit Kurti./GazetaEnigma/