Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin e Bratisllavës GLOBSEC 2022.
Krahas pjesëmarrjes në panelin e diskutimit “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime edhe me liderë të vendeve të tjera, pjesëmarrës në këtë forum, thuhet në një njoftim për media.
Në këtë forum po merr pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili gjatë ditës është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.