Kurti merr pjesë në pritjen mbretërore të organizuar nga Mbreti Charles III

Kurti merr pjesë në pritjen mbretërore të organizuar nga Mbreti Charles III

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen mbretërore të njohur si “Royal Reception” në “St James’s Palace”, të organizuar nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, me rastin e Samitit të Procesit të Berlinit që zhvillohet në Londër.

Zyra e Kryeministrit bëri të ditur se gjatë kësaj mbrëmjeje Kurti pati mundësinë të bisedojë me Mbretin Charles III, kryeministrin e Mbretërisë se Bashkuar, Keir Starmer, si dhe me liderë të tjerë të pranishëm, duke theksuar marrëdhëniet e ngushta dhe miqësinë e veçantë që lidh Republikën e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar.

Në Londër të Britanisë së Madhe liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur për Procesin e Berlinit.

Aty pritet që të diskutohet për paqen dhe stabilitetin në rajon, për luftën kundër krimit të organizuar, bashkëpunimin ekonomik e ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Pos Kurtit, në këtë Samit marrin pjesë krerët shtetërorë të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, si edhe përfaqësues të vendeve të BE-së dhe të Britanisë së Madhe.

Related Articles