Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mirëpritur në kryeministri përfaqësuesit e klubit të Dritës, bashkë me trajnerin, futbollistët dhe stafin teknik.
Kurti i shprehu mirënjohjen klubit për përfaqësimin dinjitoz të shtetit tonë.
Kjo u bë një ditë para ndeshjes së ‘Bardh e kaltërve’ në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do do përballen klubi AZ Alkmaar të Holandës.
“Arritja e rezultatit pozitiv do të shënonte tjetër sukses historik për klubin dhe mbarë futbollin tonë. Forca Drita!”, shkroi Kurti.
“Nga 36 ekipe, FC Drita e Gjilanit renditet në vendin e 8-të në Ligën e Konferencës. Shanset i kanë të mëdha për kualifikim në fazën tjetër”, u shpreh tutje ai.
