Kurti mirëpriti Ambasadorin e ri të Japonisë në Kosovë, Mizuuchi

Kurti mirëpriti Ambasadorin e ri të Japonisë në Kosovë, Mizuuchi

Në zyrën e tij sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ambasadorin e ri të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi.

Si një partner strategjik afatgjatë në rajon e i rajonit, Kurti falënderoi Japoninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për vendimin për të hapur ambasadën e saj në Kosovë. Ambasadorit Mizuuchi i uroi mirëseardhje në Kosovë dhe i ofroi bashkëpunim të afërt të Zyrës së Kryeministrit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Nga zyra e kryeministrit bëjnë të ditur se në këtë takim të parë, u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, me theks te ato në rrafshin ekonomik. Kurti e njoftoi ambasadorin për përparimet e shënuara në dy vjetët e fundit dhe për mundësitë dhe kushtet që Kosova ofron për investitorët e huaj.

Mizuuchi, i cili kishte vizituar Kosovën 15 vjet më parë, u shpreh falënderues për mikpritjen. Ai tha se Japonia dhe Kosova ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta. Gjithashtu shprehu vlerësimin e tij pozitiv për qëndrimet e Kosovës në mbështetje të Ukrainës përballë agresionit rus.​

Related Articles