Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka komentuar për pjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës.
Tahiri është shprehur se kjo është një mundësi ideale për pjesëmarrësit tjerë që qeverisjen e tij, siç u shpreh ai, ta trajtojnë si model të dështimit.
“Kryeministri Kurti po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, një mundësi kjo ideale për pjesëmarrësit tjerë që qeverisjen e tij ta trajtojnë si model të dështimit, ose një shans i rrallë për të, që të ligjeroj se çfarë kanë qenë planet dhe veprimet e tij që quan në dështimin ekonomik në Kosovë”, ka thënë Tahiri. /Gazeta Enigma
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, Tahiri: Mundësi ideale që pjesmarrësit, qeverisjen e tij ta trajtojnë si model të dështimit
